“Art is the lie that enables us to realize the truth.”

Dr. Blegina Hasko Bezo u lind më 28 nëntor 1979 në Tiranë. Ajo ka përfunduar Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe është diplomuar në Universitetin e Arteve Tiranë në degën e Grafikës në vitin 2002. Në 2011 përfundoi studimet për Master Shkencor në Pikturë-Grafikë në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë dhe në vitin 2016 mori titullin “Doktor i Shkencave” në etnofolklor dhe etnografi.

Dr. Hasko Bezo ka hapur dhe kuruar shumë ekspozita personale dhe të nxënësve të saj. Mjaft nga punimet e saj artistike janë vlerësuar me çmime të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ndër veprimtaritë e shumta artistike të Dr. Hasko Bezo janë edhe kontributi i saj mjaft i vlerësuar si kostumografe në shumë filma artistikë shqiptarë që në moshë të re.
Në fushën e arsimit dhe edukimit, Dr. Hasko Bezo është tejet aktive duke organizuar veprimtari të ndryshme me studentët, duke i nxitur ata të punojnë më shumë për të nxjerrë më në pah aftësitë dhe talentet e tyre në art. Jep leksione arti në Universitetin Evropian të Tiranës dhe në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës. Është bashkëpunëtore e Institutit të Zhvillimit të Artit dhe flet italisht e anglisht. Nga ana tjetër, Dr. Hasko Bezo është një bashkëshorte dhe nënë e një vajze.